Arrestohet mjeku Xhaxho për vd*kjen e 3-vjeçarit

Arrestohet mjeku Xhaxho për vd*kjen e 3-vjeçarit

Mjeku Roland Xhaxho është vënë në pranga këtë të hënë për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Arrest në shtëpi edhe për vajzën e tij, Ina Xhaxho. Vepra penale për të cilën akuzohet është vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut. Familja e 3-vjeçarit u shpreh se do të thonë që “drejtësia u vendos kur të jepet dënimi”.