Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij
Dy vite pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia ka arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjekun Roland Xhaxho. Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’. Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia. Ngjarja Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan. Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës...