“Me këtë që ke bërë, duhet të largohesh”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër Drejtësie: Isha jashtë vendit kur ky shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

“Me këtë që ke bërë, duhet të largohesh”, Berisha tregon si e largoi Rusmalin si ministër Drejtësie: Isha jashtë vendit kur ky shkarkoi Drejtorin që i kishte bërë regjistrim të vëllait

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sërish sulmeve ndaj ish-bashkëpunëtorit dhe ish-ministrit të tij të Drejtësisë, Ilir Rusmali, sot këshilltar i Presidentit Bajram Begaj. Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se e ka shkarkuar Rusmalin në vitin 2006 pas përfshirjes së vëllait të tij në një aferë korruptive për një tender në Drejtorinë e Burgjeve. Deklarata e Berishës: Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion. Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender. I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin. Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës. Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti,...