Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë deklarata të forta në një intervistë për median online hungareze Partizan, duke akuzuar Poloninë dhe vendet baltike për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, gjë që sipas saj, kontribuoi indirekt në agresionin rus ndaj Ukrainës. Merkel ka folur për Marrëveshjen e Minskut të vitit 2015, të cilën ajo ndihmoi të negocionte dhe që solli një periudhë qetësie midis viteve 2015 dhe 2021, duke i dhënë Ukrainës kohë për t’u konsoliduar. Ish-kancelarja tha se në qershor 2021 kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e merrte më seriozisht këtë marrëveshje dhe kërkoi një format të ri dialogu direkt me Putinin përmes BE-së. “Disa shtete nuk e mbështetën këtë, kryesisht vendet baltike dhe Polonia,” tha Merkel, duke shtuar...