Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi / FOTO dhe detajet
Një atentat mafioz u regjistrua në Kolumbi një ditë më parë ku një 44-vjeçar shqiptar, me dokumente ekuadoriane, mbeti viktimë e një sulmi me pagesë në Medellín, pranë qendrës tregtare Santa Fe në El Poblado. Shqiptari është identifikuar si Artur Tushi nga fshati Raboshtë i Lezhës i njohur me pseudinimin ‘Qoti’, ndërsa autori venezuelian ka rënë në prangat e policisë. Artur Tushi Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Dëshmitarët në vendngjarje kanë parë një të ri që është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar me armë drejt tij. “Ai i kërkoi vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmoi se ishte ai e qëlloi për vdekje ”, tha një dëshmitar. Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur. Nuk është ende e...