Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Babai në grevë urie prej 22 ditësh, prokuroria greke pritet të miratojë sot kërkesën për zhvarrosjen e trupit të Denis Rucit
Burime të besueshme nga autoritetet gjyqësore greke bëjnë të ditur se kërkesa e Pano Rucit për zhvarrosjen e trupit të të birit dhe kryerjen e analizave të ADN dhe atyre toksikologjike ,pritet të miratohet brenda ditës nga Prokuroria e Larisës. Prej 22 ditësh, Pano Ruci, një baba shqiptar i cili humbi djalin e tij në tragjedinë hekurudhore të Tembit, po zhvillon një grevë urie në qendër të Athinës, përballë parlamentit grek, në shenjë proteste dhe kërkese për drejtësi. Ruci kërkon ekspertizë të plotë mjeko-ligjore, përfshirë edhe analiza toksikologjike nga trupi I djalit të tij, Denis, një prej viktimave të aksidentit tragjik ku humbën jetën 57 vetë. Kërkesa e Rucit është pjesë e një thirrjeje më të gjerë për transparencë dhe zbardhje të plotë të rrethanave...