Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërcënoi dhe goditi efektivin, lihet në burg njëri prej djemve të Valbona Selimllarit, detyrim paraqitje për tjetrin
Gjykata e Tiranës la në burg 21 vjeçarin Deni Selimllari dhe caktoi masën detyrim paraqitje për vëllain e tij Kejn Selimllari, të cilët u arrestuan dy ditë me parë pasi goditën një punonjës policie. Gjyqtarja e çështjes Olkeda Lice miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani, për të lënë në qeli djalin e madh të Valbona Selimllarit dhe që të caktonte masën e lehtë ndaj djalit të vogël. Prokurori i çështjes vlerësoi veprimet e të dyve dhe mori parasysh moshën e të rinjve, për këtë arsye kërkoi masë më të lehtë për 18 vjeçarin. Dy vëllezërit në momentin që u shoqëruan në komisariatin e policinë, kanosën punonjësit e policisë, dëmtuan derën e shoqërimit dhe thyen kamerën e sigurisë.