Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

Një shqiptar ka humbur jetën këtë të diel pasdite në Kolumbi si pasojë e një atentati. Viktima, i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane, u qëllua në një sulm të organizuar në vendin e tij të qëndrimit. Sipas mediave lokale, autori i krimit u kap menjëherë nga policia ndërsa po tentonte të largohej me motor nga vendngjarja. Me vete, ai kishte edhe armën e përdorur gjatë atentatit. Nga sulmi ka mbetur e plagosur edhe një grua 77-vjeçare që ndodhej pranë Tushit në momentin e të shtënave. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Top Channel