Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm në Bashkinë e Fierit. Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e Qarkut te Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit. Mes emrave që pritet të marrin drejtimin e bashkisë në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS, dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qëndër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço(...