‘Investimet e huaja në pronat shqiptare nuk funksionojnë’, Shkëmbi: Mungesa e infrastrukturës dhe menaxhimi i dobët pengojnë zhvillimin

Armando Shkëmbi, agjent imobiliar nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar situatën e tregut të pronave dhe modeleve të investimeve të huaja në Shqipëri.

Ai e konsideron përpjekjen për referencat e çmimeve si një dështim për të shmangur evazionin fiskal dhe vëren se shumica e pronave nuk hyjnë në negociata të suksesshme me investitorë të huaj.

Shkëmbi thekson se interesi real i blerësve të huaj është shumë më i vogël se sa prezantohet publikisht, dhe shembujt historikë tregojnë se eksperimente të ngjashme në vende të tjera shpesh përfundojnë me prona bosh për shkak të faktorëve ekonomikë dhe politikë jashtë kontrollit të vendit.

Ai kritikon mungesën e infrastrukturës mbështetëse dhe shërbimeve që janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të pronave dhe investimeve.

“Ne i fryjmë borive fort, por realiteti i prekshëm është shumë herë më i hollë nga ajo që e reklamojmë,” thotë Shkëmbi, duke theksuar se shumë prona mbeten pa administrim të duhur dhe se modeli aktual nuk krijon mundësi reale për investitorët seriozë ose për qytetarët që duan të menaxhojnë pronat në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt.

Deklarata e tij:

“Unë mendoj se çmimet e referencave janë një përpjekje e dështuar për të shmangur evazionin fiskal. Unë kisha sivjet 70 prona në Vlorë dhe kemi hyrë në negociata për dy prona, për 68 nuk kemi hyrë.

Ku janë këto të huaj që do vinin si ‘koshere bletësh’ për t’i blerë këto prona? Kemi bërë zhurmë për asgjë, si ai teatri i Shakespeare-it. Ne i fryjmë borive fort, por ai realitet i prekshëm është shumë herë më i hollë nga ajo që e reklamojmë.

Gjejmë herë pas here, rrallë ndonjë finlandez që blen ndonjë pronë, ja janë 10, ja janë 100, por nuk janë aq sa duam ne të ndërtojmë.

Këtë eksperimënt me të huajt e kanë bërë spanjollët në vitet 2000. Shkonin anglezët dhe blinin shtëpi në Spanjë, ku i kap ajo kriza e viteve 2008 dhe iu ngelën qytete të tëra bosh. Pse? Sepse ky lloj biznesi, ky lloj modeli, është shumë i varur nga kushtet e jashtme, ku shenjat janë se po i qaset Europa, gjeopolitikë, ekonomike. Pra, nëse ftohet pak ekonomia europiane, të gjitha këto ndërtimet në bregdet, kush do t’i blejë?

Ne nuk kemi infrastrukturë mbështetëse për këto investime. E para e punës: kur të vijë ai tjetri do rrugë, vende agjimi, siguri, shërbime; nuk do vetëm det e diell.

Ngul një çadër, dil te deti, thau dhe ik shtëpia. Duhet më shumë se aq. Duhet që të ketë ekspertë biznesi që menaxhojnë pronat, të çojnë lekët atje ku është.

Isha një javë më parë në Angli, aty të thonë: bli një pronë, ta menaxhosh unë dhe të jap 6% qira në vit.

E bëjnë vetë, përmes një ekosistemi; kemi atë që na ka falur perëndia, detin e diellin”