Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryenegociatori i Hamasit takohet me ndërmjetësin nga Kajro, presidenti egjiptian: E vlerësoj planin e Trump
Negociatat mes Hamasit dhe Izraelit po hyjnë në një fazë kritike, pasi këtë mëngjes kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Haya, u takua me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari në Kajro. Pas këtij takimi, priten bisedime të mëtejshme indirekte me përfaqësues të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në Sharm el-Sheikh. Qëllimi i këtyre negociatave është të përcaktohet një datë për një armëpushim të përkohshëm dhe të vendosen themelet për fazën e parë të një plani paqeje. Sipas këtij plani, 47 pengje që mbahen aktualisht në Rripin e Gazës do të lirohen në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi një ditë më parë se bisedimet përfshijnë edhe lirimin e gjithsej 48 pengjesh, duke përfshirë trupin e ushtarit Hadar Goldin, i cili...