Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…
Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn. Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc. Aleksandër Laho me emrin “Monika” i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan weblajm. Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi...