Elidon (Aldo) Avdylaj dhe Ervis Martinaj
DURRËS-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, ku janë zbardhur bisedat mes fisit Avdylaj dhe grupit të ‘Rumit Të Shijakut’, emra të tjerë nga bota e krimit dalin në skenë. Në bisedat e shkëmbyera në Sky Ecc, palët kanë bërë pazare për eleminimin e kundërshtarëve, ku në këtë episod në lojë hyn edhe ish-deputeti Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë prej tre vitesh, që në gusht të vitit 2022.
Konkretisht në tetor të 2022, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Arben Mërkurin në lidhje me bisedën që kishte bërë me ‘Rrumin e Shijakut’ për të gjuajtur ‘Ceken’ si dhe në lidhje me bisedat që ka bërë me Ben Nokën për të shkuar si gjuajtës për llogari të tij.
Elidoni i ka shkruajtur Arben Mërkurit se Sharri, duke iu referuar Astrit Avdylajt, i kishte dhënë ‘Bolit’, Ermir Dedjas një shumë 80 papërcaktuar në monedhë, për të kryer atë që dyshohet vrasja e “plazhit”. Në bisedë del fakti që Ermir Dedja i quajtur Boli, është përdorur për të kryer vrasje me pagesë. Por në bisedat mes nipit të Astrit Avdylaj dhe Arben Mërkurit, duket se bandat kanë një mosmarrëveshje dhe nga mesazhet e shkëmbyra kuptohet se dyshja nuk kanë marrë lekë nga Vis Martinaj për vrasjen që do kryenin.
Elidon Avdyli- Neser hajde me mer mi e dak e folim bashk. Direkt aty. Po gje nai makin e dak ti mer ate volvn me qera. Se e paguj un. Pyte e ke thuj. Enon me gonin na ibjen me vete. Rrumi thot fol me kaleshin ivena cekes direkt. E lek e makina cu duhet. Po ja thash e dak po kujt ja thu. Per mu ge diten e par qe erdha e boja ate. Ishalla po na hull ky beni topat. Ta bejm ne ate pun. Pa topa icik veshtir me beso. Si pa topa e dak. Po per ca po shkojm ne. Po ca ke fol ti e dak kur ke shku kio her.
Arben Mërkuri- E dun pa lek.
Elidon Avdyli- Pa lek un suki e fak. Ta bejn vet. Talli karat vis martini me ne. So pun ajo e dak. Turp kush e ngjon. Sharri thot mos shko…. Un si shkoj e dak. Ala smekan llon leket e mija jo ti shkoj me bo ket pun ta nrrojm me lentin në bohet. Po pu lek pa ndrim. Ne sharri ja lla 80 bolit. Per plazhin.
Arben Mërkuri- Mir.
Elidon Avdyli- O dak ne kena halle te mlloja te dy me lentin. Vis mariti shok me lëntin. Duri o ne hasmi shullazit. Ne uhje me mor hakun e gjithve pa lek…
