“Kivi nga Elbasani po gjen vend në tregjet e huaja”, Kryebashkiaku Llatja viziton fermerin në Jagodinë

“Kivi nga Elbasani po gjen vend në tregjet e huaja”, Kryebashkiaku Llatja viziton fermerin në Jagodinë

Fermerët e Jagodinës po tregojnë se bujqësia e Elbasanit po njeh zhvillim të qëndrueshëm dhe orientim drejt tregjeve të eksportit. Një shembull i qartë është fermeri Jani Avdiu, i cili këtë vit ka arritur të shesë të gjithë prodhimin e kivit ende pa e vjelë, me një çmim shumë të favorshëm në tregjet ndërkombëtare. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë vizitës së tij në fermën e Avdiut në Jagodinë, u shpreh se “kivi, dikur i njohur si frut ekzotik, tashmë është bërë pjesë e bujqësisë elbasanase dhe po prodhohet me cilësi të lartë për eksport. Vetëm në Jagodinë, prodhimi arrin nga 35 deri në 40 kuintalë në vit, i cili shkon drejt tregjeve të Italisë dhe së fundmi edhe të Pogradecit”. Falë unazës bujqësore...