Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Afro 1000 studentë të rinj nisin studimet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka hapur zyrtarisht vitin e ri akademik 2025–2026, me rreth 1000 studentë të rinj që i janë bashkuar auditorëve. Rektorja Prof. Dr. Elvira Fetahu prezantoi risitë e këtij viti, që synojnë forcimin e cilësisë akademike dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.Interesi më i madh i regjistrimeve është për programet e Shkencave Mjekësore Teknike, Financë, Teknologjitë e Informacionit dhe Edukimin Fizik e Sporte, ndërsa vihet re një rritje pozitive edhe në programin Matematikë–Fizikë.Universiteti po bën hapa të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit, me 8 programe studimi në gjuhën angleze, si dhe përmirësime infrastrukturore që përfshijnë ngritjen e tre laboratorëve të rinj dhe një godine të re në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.Rektorja Fetahu theksoi se synimi kryesor i universitetit mbetet ndërtimi...