Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

Një grup prej 28 shtetasish francezë, të cilët morën pjesë në flotiljen Global Sumud, e ndaluar javën e kaluar nga Izraeli ndërsa transportonte ndihma humanitare për në Gaza do të largohen ditën e nesërme. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme Franceze, aktivistët francezë do të nisen në orën 16:00 drejt Athinës dhe më pas do të vazhdojnë udhëtimin drejt Francës. “Pas një vizite konsullore të premten, një vizitë e dytë u zhvillua sot, të dielën, në burgun Kjiot. Ekipet tona u takuan me të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë në gjendje të mirë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Pascal Confavre, në një postim në platformën X. Après une première visite consulaire vendredi – que la France a été la seule à pouvoir mener auprès de...