“Janë miellosha të dy”/ Drogë dhe miliona, si korruptoheshin zyrtarët e Kadastrës nga Rrumi: Të tjerët paguajnë 30 mijë euro për një praktikë, ne 1….

Aleksander Laho

TIRANE- “Kokrra malli, janë miellosha”, kështu i përshkruante Aleksandër Laho zyrtarët e Kadastrës në Durrës të cilët kryenin praktikat për pronat që ai kërkonte ti merrte nën pronësi. Në bisedën me të vëllain, Vullnet Muçën, Laho flet për dy punonjës Kadastre, sipas të cilit janë të pakënaqur pasi për të tjerët ryshfeti për regjistrimin e paligjshëm të pronës kap vlerën e 30 mijë eurove. Në rastin e tij, është më ndryshe. Ai thotë se iu jep “kokrra malli” dhe nga 1 milionë lekë të vjetra paradhënie.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Leos jepi gjithmonë kokra malli kot me pi re… se aty e ka pikën e dobët dhe nai lek xhepi… se ata ma duhen për kohë të gjatë… se të tjerët japin nga 20, 30 mijë euro për një praktik… prandaj janë të paknaq… jepi lekët paradhenie atij enkelditi dhe hiqe nga sistemi se e gjen vetë ata kohën dhe mënyrën se ta marrin lekët.
Aleksandri:I shkrujta Leos tani që po folim dhe i gatshëm mu duk, po i duan paradhenie ata lekët me aq sa kuptoj… se ai ka dhe muhabet me enkeldin me heq atë nga sistemi… unë i shkrujta larg e i gatshëm mu duk… shife vetë çoj gonin të flasi, se flasin hapur me njëri-tjetrin se janë miellosha të dy./ZËRI