Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Asgjësohet produkti/ Rezultoi me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me pastë fistiku nga Shqipëria!
Autoritetet kroate kanë bllokuar në kufi një ngarkesë me “pastë fistikësh” (gjalpë stikash) të ardhur nga Shqipëria, pas konstatimit të niveleve të larta të Aflatoksinës, një substancë toksike me rrezik serioz për shëndetin. Sipas njoftimit të publikuar nga Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), mostrat janë marrë më 8 shtator, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar prani të konsiderueshme të kësaj toksine. Si pasojë, autoritetet kroate kanë urdhëruar asgjësimin e plotë të ngarkesës, për të parandaluar futjen e saj në treg. Njoftimi zyrtar në RASFF u bë më 3 tetor, duke alarmuar edhe vendet e tjera anëtare të BE-së për të ndërmarrë masa parandaluese nëse produkti ka hyrë në qarkullim edhe në tregjet e tyre. Ky nuk është rasti...