Kroacia ndalon një ngarkesë me krem pistakio nga Shqipëria

Kroacia ndalon një ngarkesë me krem pistakio nga Shqipëria

Foto ilustruese KROACI- Autoritetet kroate kanë ndaluar në kufi një tjetër sasi produktesh shqiptare, këtë herë një ngarkesë me krem fistikësh (pasta pistachio), pasi gjatë kontrollit janë konstatuar nivele të larta të një toksine të rrezikshme. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Alarmit për Ushqimin (RASFF), produkti është bllokuar për shkak të pranisë së Aflatoksinës, një substancë helmuese që mund të dëmtojë shëndetin nëse konsumohet. Ngarkesa e ndaluar Mostrat janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, ndërsa pas analizave, rezultoi se ngarkesa nuk plotësonte standardet e sigurisë ushqimore. Si pasojë, produkti është asgjësuar në Kroaci. Njoftimi zyrtar në sistemin RASFF është publikuar më 3 tetor, për t’i paralajmëruar edhe vendet e tjera anëtare të BE-së që mund të kenë marrë të njëjtin produkt,...