Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
UNICEF: 85 milionë fëmijë në mbarë botën nuk ndjekin shkollën
Ndërsa bota shënon Ditën Botërore të Mësuesve, miliona fëmijë në mbarë globin mbeten pa qasje në arsim, kryesisht në vendet e prekura nga konflikte të armatosura. Kjo ditë, e themeluar në vitin 1994 për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit mbi Statusin e Mësuesve më 5 tetor 1966 në Paris, vjen këtë vit nën hijen e një krize të thellë arsimore. Sipas UNICEF-it, mësuesit janë në zemër të një arsimi cilësor, por sektori vazhdon të përballet me mungesë investimesh dhe rënie të numrit të studentëve. Një raport i vitit 2024 i këtij institucioni tregon se vetëm 31% e vendeve në botë kanë sisteme efektive të zhvillimit profesional për mësuesit — shumë më pak se objektivi global prej 64%. Në të njëjtën kohë, numri i fëmijëve dhe...