Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nuk i ndaloi “Shqiponjave” dhe përplasi disa makina tek Liqeni i Thatë, Policia: Imer Krashi mbante 3 emra
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri. Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit...