Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis transformi i i tyre në parqe dhe kënde sportive

Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis transformi i i tyre në parqe dhe kënde sportive

Përmes një postimi video në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit pamje nga puna që po zhvillohet në Vlorë, ku vijon me ritme të larta lirimi i hapësirave publike që për vite të tëra kanë qenë të zëna nga mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara. Këto zona, të cilat ishin kthyer në pika të degraduara mjedisore, tashmë po transformohen në parqe të gjelbra dhe kënde sportive, duke u kthyer qytetarëve hapësirat që u përkasin me të drejtë. Në video, Rama thekson se kjo është pjesë e një procesi më të gjerë që po zbatohet në disa qytete të vendit, me synimin për të çrrënjosur gangrenat urbane që kanë shëmtuar prej vitesh peizazhin e qyteteve dhe për të rikthyer estetikën, funksionalitetin dhe jetën...