Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Je shumë simpatike!’ Ministri i Ramës nuk i vlerëson gazetarët nga puna, por…
“Je shumë simpatike!” Kjo ishte mënyra se si ministri Ervin Demo, ish kryebashkiaku i Beratit i përgjigjet pyetjeve të gazetares së emisionit ‘Piranja’. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ndaj sjelljes së ministrit të Ramës ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Në një reagim të publikuar ata shprehen se, “një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza”. AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias. AGSH i bën thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj...