Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia

Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia

Rreth tetë mijë turistë vendas e të huaj kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Bylisit në gjashtë muajit e parë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vihet re një rritje me 20%, ndërsa vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, çekë, gjermanë, francezë, por edhe spanjollë. Teatri antik mbresëlënës, pesë bazilikat paleokristiane, dhe agoraja, janë pjesët më të vizituara të parkut. Ndërtimi i rrugës së re Levan-Tepelenë-Parku Arkeologjik është një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve. “Të huajt që vizitojnë parkun i surprizon natyra e mrekullueshme piktoreske që ofron Lugina e Vjosës por dhe kodrat që e rrethojnë”, shprehet Ardit Shehu, përgjegjës i Parkut Arkeologjik të Bylisit. “Po bëjmë një tur prej 6 ditësh dhe jemi të...