“Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike me pamjet e kohëve të varfërisë së Shqipërisë 1994

“Një popull në lëvizje”, ekspozita fotografike me pamjet e kohëve të varfërisë së Shqipërisë 1994

Mbrëmjen e së premtes u çel në Durrës ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe e kuruar nga Petrit Kozeli. Kjo ekspozitë sjell për publikun shqiptar një rrëfim të fuqishëm vizual, të realizuar tri dekada më parë, në një kohë kur Shqipëria përpiqej të ngrihej mbi plagët e diktaturës dhe të ndërtonte një jetë të re. Fotot e shkrepura në Durrës dhe në zonën e thellë të Nënshatit pasqyrojnë fytyrat, rrugët dhe shpresat e njerëzve të thjeshtë, që në fillim të viteve ’90 nisën një udhëtim të ri drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor. “Kur erdha për herë të parë në Shqipëri në janar të vitit 1994 me një mision humanitar, pashë një vend që donte të rilindte....