Aldo Avdylaj, Aleksandër Laho dhe Astrit Avdylaj
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku u godit një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Në ‘rrjetë’ ishte fisi Avdylaj dhe Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rumi i Shijakut’. Në dosjen e SPAK zbulohen bisedat mes dy palëve, ku vrasjet paguheshin me prona.
Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylajt që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishajn, Lulzim Berishën dhe Edmond Koçin, i njohur si ‘Mond Çekiçi’.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datë 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK, në dosjen e siguruar nga News24.
Në bisedën e zbardhur ‘Rrumi’ i shkruan nipit të Astrit Avdylajt se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Çekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojen e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem venose ti”..
Rrumi i shkruan të heqin Edmond Koçin të pari, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.
Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonrte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.
Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.
Në vijim SPAK njofton se Rrumi i ofron Avdylit në këmbim të eleminimeve sipërfaqe të pronash në bregdet.
Në lidhje me emrat e përmendur Edmon Çekiçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mars të vitit 2021 pranë Drejtorisë Arsimore dhe afër shtëpisë së prindërve të tij. Influenca e Mond Çekiçit ishte e madhe në Durrësit. Ai njihej për njohjet e tij politike dhe kriminale, e po ashtu, administronte disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ndodhet në burgun e Durrësit pas ekstradimit nga Spanja. Berisha ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën.
Plarent Dervishaj po ashtu ndodhet në burg pas ekstradimit nga Dubai. Dervishaj akuzohet si porositësit ndaj atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Atentatin për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës.
Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun./ZËRI
