Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sherri me thika jashtë gjimnazit në Kamëz, lihet në burg njëri nga 16-vjeçarët
Gjimnazi "Ibrahim Rugova" në Kamëz TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në arrest me burg njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për konfliktin me thika në Kamëz ndaj dy bashkëmoshatarëve të tij. Gjithashtu, një i mitur tjetër i arrestuar për ngjarjen është lënë në arrest me burg me afat njëmujor, pasi edhe ai vetë është i lënduar dhe në mbrojtje. Para trupës gjykuese, ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t’i ndarë. Dy adoleshentët u vunë në pranga disa ditë më parë nga Policia e Tiranës, një ditë pas sherrit me thika në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku mbetën të plagosur tre të mitur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në...