‘Dita botërore e mësuesve’/ Zhupa: Në Shqipëri i gjen me halle dhe pamundësi për të dhënë mësim cilësor

‘Dita botërore e mësuesve’/ Zhupa: Në Shqipëri i gjen me halle dhe pamundësi për të dhënë mësim cilësor

Deputetja e PD, Ina Zhupa, në ditën botërore të mësuesve, teksa ndan një mesazh respekti dhe mirënjohjeje për gjithë mësuesit në Shqipëri, për përkushtimin, durimin dhe idealizmin e tyre, ndalet te disa nga vështirësitë kryesore të tyre sot. Ajo thotë se gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë. Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara. Zhupa angazhohet se zëri i mësuesve do të dëgjohet më fort në Kuvend, që problemet e tyre të mos anashkalohen, por të trajtohen me prioritet. Reagimi i plotë i Zhupës: Në këtë 5 Tetor, Ditën Botërore të Mësuesve, dua të përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit në...