Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidentet në vijat e bardha, Vlora mbetet një nga qytetet problematike, shtatë aksidente vetëm këtë vit
Në vetëm nëntë muaj në qytetin e Vlorës kanë ndodhur 7 aksidente këmbësorësh mbi vijat e bardha. Por të dhënat e policisë tregojnë se këto shifra janë më të ulëta se një vit më parë. “Në të gjitha rastet e aksidenteve mbi vijat e bardha, autorët janë ndaluar e proceduar sipas ligjit, por policia thotë se në këtë drejtim ka shtuar kontrollet, me synim kapjen e shkelësve që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë rrugore.”, shprehet Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës. Shefi i policisë rrugore thotë se gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 edhe numri total i aksidenteve janë në ulje, por është rritur numri i të plagosurve rëndë. “Për periudhën janar–shtator 2025 janë regjistruar 73 aksidente në...