Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)
Kryeministri “Diell”, Edi Rama, thotë se është konsultuar me organizatat e shoqërisë civile të financuara nga rrjeti “Soros” për hartimin e projekt-ligjit “Për barazinë gjinore”, një dokument i cili, në rast miratimi, shkatërron në mënyrë përfundimtare konceptin e familjes në Shqipëri. Në projekt-ligjin e ri parashikohen terma “gjini gjithëpërfshirëse”, “orientim seksual” , “identitet gjinor” e të tjera të ngjashme, të cilat ndryshojnë traditën e ndërtimit bazë të familjes “burrë-grua”. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur shpesh që axhenda e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e multimiliarderit Xhorxh Soros është pikërisht shkatërrimi i familjes. Që në ditët e para të presidencës së tij, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, në të cilën u kërkohej agjencive federale të “njohin se gratë janë biologjikisht femra dhe burrat janë biologjikisht meshkuj”,...