“Hap historik”, Auron Tare reagon pas nismës së UNESCO-s: Koha për një Muze Virtual të Trashëgimisë Kulturore të Vjedhur edhe në Shqipëri

“Hap historik”, Auron Tare reagon pas nismës së UNESCO-s: Koha për një Muze Virtual të Trashëgimisë Kulturore të Vjedhur edhe në Shqipëri

UNESCO ka prezantuar së fundmi një platformë dixhitale inovative, Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe të Trafikuara, një hap historik në luftën kundër tregtisë së paligjshme të pasurisë kulturore në shkallë globale. Në një reagim publik në Facebook, studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, e ka përshëndetur nismën e UNESCO-s, duke e cilësuar si një model që duhet ndjekur edhe në Shqipëri. Ai shton se një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës së Teknologjisë pranë Piramidës do të ishte i nevojshëm për ngritjen e një platforme të ngjashme dixhitale shqiptare. Reagimi i plotë: UNESCO sapo ka prezantuar Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe te Trafikuara. Ky eshte një hap historik për të luftuar tregtinë e paligjshme të pasurisë...