Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, pranga 51-vjeçarit në Mirditë
Policia e Mirditës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit të vazhdueshëm “Koordinata”. Një 51-vjeçar është kapur në flagrancë teksa kujdesej për një parcelë me kanabis në fshatin Bisakë, ku u gjetën 22 bimë të dyshuara narkotike. Njoftimi i policisë: Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me...