Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Operacioni policor “Koordinata” godet në Mirditë kultivuesit e bimëve narkotike
Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociali, bën me dije se në Mirditë, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.Bimët narkotike u...