Si e priti familja kandidaturën për Tiranën? Manastirliu tregon reagimet e vajzave dhe bashkëshortit

Si e priti familja kandidaturën për Tiranën? Manastirliu tregon reagimet e vajzave dhe bashkëshortit

Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në podcastin e radhës së kryeministrit Edi Rama ku përveç jetës së saj, fillesave në PS, foli dhe për kandidimin e saj për bashkinë e Tiranës. Ministrja rrëfeu se si e priti familja e saj caktimin e emrit të saj për të drejtuar kryeqytetin, teksa shton se është thirrur në një detyrë të rëndësishme për të transformuar Tiranën. “Vajzat më thanë “si ka mundësi si nuk të pyeti”. Më thanë “po mirë do e bësh edhe këtë gjë”. Burri nuk më foli menjëherë, pastaj patëm një bisedë tepër të gjatë. E shoh si një përgjegjësi të madhe, një sfidë të përbashkët, ku secili prej nesh si qytetarë duhet të bëjë për vendin e vetë. Tirana është sa sfidë aq edhe...