“Po grabiten tokat”, PD denoncon: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

“Po grabiten tokat”, PD denoncon: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

Partia Demokratike ka denoncuar sot një rast flagrant të shkeljes së të drejtës së pronës nga ana e Bashkisë Kamëz e cila drejtohet nga Rakip Suli. Në një deklaratë publike, zëdhënësja Genta Vangjeli ka bërë të ditur shqetësimin e ngritur nga qytetari Xhemal Agolli, i cili, ndonëse posedon certifikatën e pronësisë dhe dokumentacionin zyrtar kadastral, është përballur me një akt të paprecedentë nga Bashkia Kamëz, që pretendon pronësinë mbi tokën e tij. Vangjeli deklaron se “Zotëria si pronar i ligjshëm i pajisur me certifikatë pronësie dhe planin e rilevimit sipas hartës kadastrale referente, denoncoi përballjen e tij me një akt arbitrar të Bashkisë Kamëz, e cila ka vendosur një tabelë në pronën e tij duke e shpallur atë si pronë të bashkisë. Në përgjigje të ankesës...