Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vitin e ardhshëm synojmë mbylljen e kapitujve”, Rama për anëtarësimin në BE: Mbeten 5 të fundit
“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord. Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe të disa bashkive të tjera do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues të atyre që u larguan për t’u bërë deputetë, apo për arsye të tjera. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale, ndërsa ato në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye dhe jo thjesht se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe...