Berisha publikon reagimin e banorëve: Akte barbarie të Ramës ndaj banorëve të Thethit

Berisha publikon reagimin e banorëve: Akte barbarie të Ramës ndaj banorëve të Thethit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në një postim në facebook pas shembjes së shtëpive prej druri nga forcat e IKMT e të policisë në zonën e Thethit. Ai ka publikuar videon e banorëve të Thethit se cilët kanë thënë se “as nuk jemi lajmëruar për këtë”. “Nuk e di se në çfarë shteti jemi duke jetuar”. “Nuk na kanë lënë që të marrim asgjë”. “Këto janë shtëpia druri. Këtu shteti ynë po do të na shkatërrojë dhe të na largohet nga vendi”.