Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Duam zgjedhje të parakohshme”/ Mijëra protestues mësyjnë në rrugët e Tbilisit, tentojnë të sulmojnë pallatin presidencial në Gjeorgji
Policia gjeorgjiane është përplasur me mijëra protestues antiqeveritarë në kryeqytetin Tbilisi, teksa një grup demonstruesish tentuan të hynin me forcë në kompleksin presidencial. Forcat e sigurisë reaguan me përdorimin e topave me ujë dhe sprejit me piper për të shpërndarë turmat. Incidenti ndodhi gjatë një proteste masive të organizuar në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, të cilat janë bojkotuar gjerësisht nga partitë opozitare. Protestuesit akuzojnë partinë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar dhe për largimin e vendit nga rruga e integrimit në Bashkimin Evropian. Organizatorët e protestës kërkuan arrestimin e gjashtë drejtuesve të lartë të partisë në pushtet dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Demonstruesit, shumë prej të cilëve të veshur me të zeza dhe...