Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Valë protestash” në Europë kundër ofensivës në Gaza, mijëra qytetarë marshojnë në Barcelonë dhe Romë
                            Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Barcelonë të shtunën, ndërsa turma të mëdha dolën në rrugët e Romës për ditën e dytë të protestave italiane kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza. Protestat në qytetin e dytë më të madh të Spanjës, si dhe në Madrid, ishin organizuar prej javësh, ndërsa demonstratat në Romë dhe më vonë në Lisbonë u nxitën nga zemërimi pas ndalimit nga Izraeli të një anijeje ndihmash humanitare, e nisur nga Barcelona për të thyer bllokadën ndaj Gazës. Më shumë se 40 shtetas spanjollë, përfshirë edhe një ish-kryetar bashkie të Barcelonës, ishin mes 450 aktivistëve që u ndaluan nga Izraeli dhe u larguan nga anijet. Në Itali, më shumë se 2 milionë njerëz u mblodhën të premten në një grevë të përgjithshme...