Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“T’i thuash një deputeti të PD ‘kandido në Tiranë’, është njësoj sikur ta vrasësh”, Artan Fuga: Në fund do gjejnë dikë që quan fitore se iu përmend emri
Është e qartë se përse opozita nuk gjen dot një kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës! Tenorët kryesorë të saj nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin demokratikas dhe përtej tij, qytetarin e Tiranës, ndaj i bëjnë bisht. Duket se në vend që ai që caktohet kandidat të konsiderojë se po e vlerësojnë; kam informacion që te disa qarkullon frika se po të thonë kandido duket se dikush ta do të keqen, të të heqi qafe! Më kryesorja është se ai që do të kandidojë, më thonë, ka ndrojtje se të tjerët nuk do ndihmojnë sinqerisht, ca nga mosbesimi që kanë, ca se përtojnë, ca se ohuu, secili për vete në këtë botë. Por, ka edhe më kryesore: Po të shkosh ndonjërit ose ndonjërës që...