Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
15 dronë mbi bazat e NATO-s në Belgjikë, “arratisen” drejt Gjermanisë
Ministria belge e mbrojtjes njoftoi nisjen e menjëhershme të një hetimi pasi rreth 15 dronë të paidentifikuar u panë duke fluturuar mbi zonë ushtarake të NATO-s në Belgjikë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mbikëqyrjen ajrore në këtë rajon. Incidenti u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokalë në afërsi të kampit stërvitor ushtarak të Elsenborn, në provincën e Lièges, pranë kufirit lindor të Belgjikës me Gjermaninë. Ende nuk dihet nga vinin këto dronë e kush i drejtonte, por sipas disa raporteve në mediat vendase, pasi erdhën rrotull bazës së Elsenborn, ata fluturuan drejt Gjermanisë. Zyrtarë ushtarakë belgë kanë konfirmuar se objektet fluturuese u zbuluan gjatë një ushtrimi teknik për testimin e sistemeve për zbulimin e dronëve, duke sugjeruar që ngjarja ndodhi...