Zjarr i madh në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

Zjarr i madh në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

Një zjarr i madh ka përfshirë rreth orës 19:00 të ditës së sotme zonën e quajtur Shën Andreas, në afërsi të Gjirit të Gramës zonë që lidhet me Palasën, në VlorëFlakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit. Dy mjete zjarrfikëse nga Orikumi dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën.