Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme. Deputeti Leskaj tha se konsultimet do të vijojnë edhe nesër jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut. Emrat e propozuar si kandidatë potencialë: -Eralba Kreshpa -Alta Azizi Haluci -Atird Hoxha -Genti Hamzaraj -Rezembrik Serjani