Hamasi gati të lirojë pengjet, Trump: Paqja është afër, ndërprisni bombardimet në Gaza

Hamasi gati të lirojë pengjet, Trump: Paqja është afër, ndërprisni bombardimet në Gaza

“Do t’i lirojmë të gjithë pengjet, Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës”, me këto fjalë Hamasi ngjalli shpresën e se fundi i konfliktit të përgjakshëm në Gaza tashmë mund të jetë shumë pranë. Ngurrimin e tyre e përligj fakti që disa herë deri më tani është folur për afrim të paqes, vetëm për t`i parë përpjekjet e arritjes së saj të shembeshin në minutën e fundit. Lëvizja islamike deri më tani rezulton të jetë pajtuar më propozimin e armëpushimit që presidenti amerikan Donald Trump i prezantoi botës nga Washingtoni, me në krah kryeministrin izraelit Benjamin Netanyhu. Hamasi pranoi po ashtu edhe një pikë tjetër kyçe të marrëveshjes së paqes: besimin e kontrollit të Rripit të pasluftës një organi palestinez me mbështetje arabe dhe...