Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga nga punonjësit e Bashkisë Tropojë
Tashmë është hapur rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, pasi u raportua për një situatë të rënduar nga reshjet e dëborës. Bashkia Tropojë njofton se ekipi i shpëtimit ka vijuar punën në trashësi dëbore deri në 1 metër dhe më pas u bë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit. Personat e bllokuar arritën të kthehen në banesat e tyre shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor. Të angazhuar në terren: Punonjës të emergjencave civile: 1 Punonjës të Drejtorise Sherbimeve :10 Mjet me zinxhire nga Bashkia :2 Fadrome nga Bashkia 1 Top Channel