Korçë/ 30 vjeçari gjendet i dhunuar në rrugë

Korçë/ 30 vjeçari gjendet i dhunuar në rrugë

Një 30 vjeçar është gjetur i dëmtuar në rrugë nga ana e familjarëve në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Mësohet se kanë qenë këta të fundit që e kanë çuar në spital. I riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi thotë se nuk mban mend asgjë. Nuk dihen ende rrethanat nëse është rrëzuar në rrugë apo është dhunuar. Nga spitali mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton lidhur me rrethanat për të zbuluar çfarë ka ndodhur me të riun i identifikuar me inicialet J.S