Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rita Ora habit të gjithë: Përdorja motrën për disa intervista në radio
Showbiz E Shtunë, 4 Tetor 2025 19:20 Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë një detaj të pazakontë nga fillimet e karrierës së saj, duke treguar se motra e saj, Elena, shpesh merrte vendin e saj gjatë intervistave radiofonike, për shkak të ngarkesës së madhe të angazhimeve. Gjatë një interviste për BBC Radio 2, Rita rrëfeu se në ato periudha, Elena i bënte thirrjet për intervistat ndërkombëtare duke përdorur zërin e saj: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime dhe njeh çdo detaj për mua. I thoja: ‘Bëj këtë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë’, dhe ajo thoshte: ‘Përshëndetje, jam Rita Ora’.” Këngëtarja shtoi se disa stacione radio në Australi dhe Zelandën e Re mund të mos...