SPAK përfundon hetimet ndaj Laert Haxhisë dhe grupit të tij të strukturuar kriminal, dërgon në Gjykatën e Posaçme çështjen

SPAK përfundon hetimet ndaj Laert Haxhisë dhe grupit të tij të strukturuar kriminal, dërgon në Gjykatën e Posaçme çështjen

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Laert Haxhisë dhe grupit të tij të strukturuar kriminal, duke e dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Në hetime, Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Laert Haxhiu është organizatori i grupit kriminal, teksa grupi përbëhej nga ai dhe Kristi Bixheku e Artan (Marjus) Tafani. Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje. “Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale: Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë; Në...