Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SPAK përfundoi hetimet, numëron të gjitha krimet e Laert Haxhisë/ Ai ishte organizatori, ja kush e ndihmoi në kryerjen e vrasjeve
Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se Laert Haxhiu është organizatori i grupit kriminal, teksa pjesë e tij ishin edhe Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje. Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale: -Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë; -Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më 29.5.2021, ora...