Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum

Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe i ka kaluar SPAK-ut dosjen e kompanisë Bankers Petroleum, ku hetimet e deritanishme kanë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëme. Nga hetimet janë firmosur 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest me burg, për drejtues e ish-drejtues të kompanisë, përfshirë CEO-n aktual Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo. Bankers Petroleum i detyrohet shtetit 240 milionë euro, ndërsa dosja ka zbuluar edhe një rrjet bashkëpunimi të fshehtë dhe kapje institucionesh që kanë lejuar kompaninë të operojë pa ndëshkim për vite me radhë. Vendimi për kalimin e çështjes te SPAK shihet si një hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe si një shembull që duhet ndjekur edhe për...